TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2024, 22:05

“Drejtësia e re e komanduar nga krimi e politika”, Llangozi: Ja si kaloi vetingun prokurori i Gjirokastrës që hetoi babanë e vet

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtësia e re e komanduar nga krimi e politika”, Llangozi: Ja

Avokati Arben Llongozi, ka deklaruar se sistemi i vettingut në drejtësi ka qenë i komanduar nga krimi, politika dhe korrupsioni. Sipas tij, kjo tregohet nga disa raste flagrante shkarkimesh të disa prokurorëve të denjë, që janë flakur jashtë sistemit të drejtësisë së re, për interesa të politikes dhe krimit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Llangozi paraqet standardin e dyfishtë që është përdorur nga vettingu. Ai paraqet rastet e 3 prokurorëve, Anton Martini, Gentian Trenova dhe Antoneta Sevdari, të cilët sipas tij, janë shkarkuar, padrejtësisht dhe më pas bën paralele me një prokuror nga Gjirokastra i cili është ende pjesë e sistemit por që normalisht nuk duhet të ishte.

Sipas Llangozit prokurori nga Gjirokastra ështëi njohur për zvarritje të çështjeve penale por edhe për hetim në konflikt të hapur interesi. Avokati thotë se skandali më i madh është se ky prokuror ka hetuar babanë e vet dhe ka dalë në konkluzionin se babai i tij është i pafajshëm!

Potimi i plotë: 

Vetingu në drejtësi  i komanduar nga krimi, politika dhe korrupsioni /Ja si kaloi vetingun prokurori i Gjirokastrës që hetoi babin e vet.

Vetingu në sistemin e drejtësisë është një farsë e cila në jo pak raste ka qënë i drejtuar politikisht apo i komanduar nga grupe kriminale.

Të mos harrojmë që jashtë sistemit janë flakur emra të njohur të drejtësisë Shqiptare si Anton Martini, Gentian Trenova  Antoneta Sevdari etj,. Prokurorët të cilët i citova më sipër janë shkarkuar për hakmarrje të politikës dhe krimit të organizuar. Prokurori Anton Martini është shkarkuar nga grupet kriminale të cilët jo pak herë  kanë paguar për eliminimin e tij nga drejtimi i çështjes, dhe  së fundmi kanë ndikuar në veting për shkarkimin e tij si prokuror.

Për prokurorin Anton Martini janë paguar 100.000 euro prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla për transferimin e tij në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për këtë fakt policia e shtetit ka dërguar informacion për hetim në SPAK por deri tani dosja rezulton e fshehur. Ndërsa për prokurorin Gentian Trenova është dhënë urdhër nga partia shtet, dhe aktualisht një vlerë e Drejtësisë Shqiptare është jashtë sistemit të Drejtësisë.

Ndërkohë një ndër rastet më flagrante që ka kaluar vetingun është një prokuror nga Gjirokastra, i cili është i njohur në këtë prokurori për zvarritje të çështjeve penale por edhe për hetim në konflikt të hapur interesi.  Ky prokuror ka me dhjetëra hetime të cilët kanë zgjatur mbi 5 vjet. Hetime jo komplekse dhe të lehta për zgjidhje, por prokurori nuk i ka mbyllur hetimet në kohë, pa folur për veprime korruptive për të cilat do t’ju shkruajmë në vijim.

Skandali është se ky prokuror ka hetuar babanë e vet dhe ka dalë në konkluzionin se babai i tij është i pafajshëm.  Hetimi i babait të tij është bërë në shkelje të ligjit për Konfliktin e interesit por edhe në shkelje të nenit 15 e vijues te K.Pr. Penale.

Edhe pse ka hetuar babanë e vet prokurori ka kaluar vetingun dhe nuk dihet nëse janë paguar para apo KPK ka marrë ndonjë urdhër politik apo nga krimi i organizuar.  Por a do ta kalojnë KPA ?

llangozi vetingu

Lini një Përgjigje