
Eksperti Faik Basha, ish-drejtues i Policisë në Burgje duke folur për dështimin e planit të Dan Hutrës për tu larguar nga qelia, ka rrezik edhe për arratisje të tjera.
Në një intervistë për ‘A2 CNN’, Basha dha argumentet e tij se përse në burgjet shqiptare kanë ekzistuar arratisjet e që sipas tij, do të vijojnë të ekzistojnë.
“Nuk do jetë e fundit. Kryesisht në Shqipëri tentativat e arratisjes nuk janë të shpeshta krahasuar me në botë, apo edhe në Itali, sepse beteja me drejtësinë që në fillim kanë qenë e humbur, shpresa për të fituar lirinë ka qenë zero, në Shqipëri ka qenë një dritare e hapur shpresa për të fituar lirinë nëpërmjet gjykatave”, tha ai.
Basha tregoi se në kohën kur ka qenë në krye të detyrës Dan Hutra ka qenë i burgosur dhe sipas tij për shkak të rrezikshmërisë që ai paraqet, do duhej që të merreshin masa shtesë. Në këtë formë, shtoi Basha, do duhet veprohet edhe me të burgosur të tjerë që janë të rrezikshëm.
“Është një i dënuar që kërkon një vëmendje të veçantë, kërkon një plan masash të veçantë, përfshirë ndalimin rreptësishtë të qarkullimit në dhoma të të dënuarve të tjerë, sepse vepra është e një rrezikshmërie të lartë edhe të bashkëvuajtësve të tij, se kryen krime edhe për ego dhe pasion, nëse bën një debat, ai hakmerret, nuk bashkëjeton me bashkëvuajtësit e tjerë, e ka vështirësi socializimin me të tjerët”, bëri me dije Basha.
Lini një Përgjigje