
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar udhëtarët se për shkak të motit të keq, ditën e nesërme do të ketë anulime dhe shtyrje të nisjeve të trageteve.
Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditura edhe linjat e trageteve që do të anulojnë udhëtimin dhe ato që do të shtyjnë udhëtimet. Nisjet e planifikuara në datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do të shtyhet në orën 23:00.
“Njoftojmë të gjithë pasagjerët se si rezultat i kohës së keqe ;
Kompania Grandi Navi Veloci do të anulojë nisjen e tragetit GNV Blu në datën 06.01.2024.
Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara ne datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do të spostohen në orën 23:00. Të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë respektive për marrjen e informacioneve të mëtejshme.
Linjat e tjera Durrës-Bari-Durrës do të vazhdojnë normalisht.
Linja Durres-Ankona-Durres do te vazhdoje normalisht.
Linja Vlore-Brindisi -Vlore do te vazhdoje normalisht.
Linja Sarande-Korfuz-Sarande do te vazhdoje normalisht”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Lini një Përgjigje