TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2023, 09:09

Dhunoi babanë dhe postonte fyerje e shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, arrestohet Robert Staka në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Dhunoi babanë dhe postonte fyerje e shpifje kundrejt shtetasve të
Robert Staka

Policia e Shkodrës ka arrestuar gazetarin Robert Staka, 37-vjeç i cili kishte kanosur e dhunuar babanë e tij, i cili ishte me urdhër-mbrojtje.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë imituese.

Po ashtu gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kanosja", "Dhuna në familje", "Fyerja",  "Shpifja", "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

 

robert staka arrestohet

Lini një Përgjigje