Mediat greke e kanë pranuar se pas “luftës” së madhe për Belerin fshihej Censi i popullsisë. Gazeta “Kathimerini”, e cila ka bërë gjithmonë avokatin e Belerit, shkruan sot se Censi në Shqipëri është manipuluar...
Greqia ka “nxjerrë kokën” sa i takon luftës për Fredi Belerin. Pas arrestimi të tij pati një angazhim masiv nga Athina, duke tejkaluar çdo lloj etike dhe niveli diplomacie. Madje pati e kërcënime dhe ultimatume. Shumëkush pyeste veten se pse i interesonte Greqisë një njeri si Fredi Beleri, i cili dikur madje është hetuar prej tyre si i lidhur me krimin. Por lepuri flinte diku tjetër, te Censi i popullsisë.
“Pamfleti” një ditë më parë në një artikull tregoi se si Greqia pasi nisi Censi, u tërhoq nga avokatia për Belerin. Dje erdhi në Tiranë ministri i Jashtëm grek dhe ai nuk tha gjysmë fjale për Belerin. Po ashtu në Greqi ka disa javë që nuk zihet në gojë.
Sot janë mediat greke ato që e pranojnë se “lufta” e madhe është bërë për Censin. Pra Athina donte që Himara të shpallej zonë minoritare. Gazeta “Kathimerini”, e cila ka bërë gjithmonë avokatin e Belerit, shkruan sot se Censi në Shqipëri është manipuluar.
“Në sfondin e rastit në vazhdim të kryebashkiakut të zgjedhur të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, i cili po hedh një hije të rëndësishme mbi marrëdhëniet midis minoritetit grek në jug të Shqipërisë – dhe në vazhdimësi Athinës – dhe qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria po kryen aktualisht një regjistrim të popullsisë.
Atmosfera tashmë e ngarkuar është ndezur më tej nga akuzat e organizatës etnike greke Omonoia. Ata pretendojnë parregullsi dhe manipulime në procesin e regjistrimit, që synojnë të përshkruajnë pakicën greke në rënie. Epiqendra e këtij konflikti të ri qëndron sërish në rajonin e Himarës, ku sipas deklaratës së Omonoias, po pushojnë zyrtarët e regjistrimit që kryejnë me besnikëri detyrën. Dy shkarkime të tilla dyshohet se ka pasur në Himarë, ku në platformën përkatëse elektronike është regjistruar një numër jashtëzakonisht i lartë i shtetasve me origjinë greke”, shkruhet në artikull.
Sipas medias greke, Omonia pretendon se autoritetet shqiptare po vënë në pikëpyetje vërtetësinë e deklaratave të bëra nga grekët etnikë në fshatrat e pakicave në lidhje me vendbanimin e tyre të përhershëm në shtëpitë e tyre stërgjyshore.
“Për minoritetin grek në Shqipëri, rezultatet e regjistrimit kanë një rëndësi të madhe politike në marrëdhëniet e tyre me qeverinë qendrore. Ai shërben si një mjet i fuqishëm në alokimin e fondeve evropiane dhe programeve të ndryshme zhvillimore. Më e rëndësishmja, ajo pasqyron gjendjen aktuale të pranisë së tyre të qëndrueshme në tokat e tyre stërgjyshore, me implikime për të ardhmen e tyre.
Megjithatë, ekziston një besim tek minoriteti se shteti i thellë i Shqipërisë ka manipuluar historikisht rënien e popullsisë greke me mjete të ndryshme. Herë pas here, Tirana ka ndërmarrë veprime për ta përforcuar këtë, të cilat janë dënuar në skenën ndërkombëtare”, vijon trumbeton media e Athinës.
Më tej pretendohet se dhe në vitet 2001 dhe 2011 ka pasur manipulime. “Grekët e Shqipërisë, ashtu si shumë shqiptarë, mund të kenë qenë të detyruar të emigrojnë. Megjithatë, ata kurrë nuk i kanë shkëputur lidhjet me vendet e lindjes dhe taktika të tilla nuk mund t'i shkëputin ato lidhje”, justifikohet media greke.
Por ai që ka nxjerrë zbuluar grekët është historiani Ardi Bido. Ai ka treguar qartë se gjithë loja e Athinës me Belerin ishte pikërisht që përmes tij të manipulohej procesi i regjistrimi të popullsisë. Grupet e anketimit i zgjedh bashkia dhe nëse do ishte Beleri mund të kishim tentativa për të manipuluar shifrat. Greqia synon vetëm një gjë, që të arrijë 20 për qind numrin e minoritetit në Himarë që zona të shpallet zonë minoritare. Fakti që sulmohet Censi dhe përmendet Beleri, tregon qartë qëllimet e Athinës.
“Rezulton se në zonat ku ka minoritet grek, niveli nuk e kalon 15%. Janë në nivelin 14.8% në Himarë dhe 12% në Konispol. Ndërkohë që me 20% do të bëheshin bashkim minoritar. Ligji për pakicat përcakton se bashkitë me 20%, e cila i përket komunitetit, duhet të ketë tabela dy-gjuhëshe, shkolla dy-gjuhëshe, të ngrihet flamuri grek, krah atij shqiptar. Beleri mua më rezulton si një person i ndërlidhur. Sepse në 3 vitet e fundit ai ka pasur akses të japë pasaporta. Këtë herë në Himarë kanë ardhur 62% më shumë se popullsia banuese, që është dyfishi i herës më të lartë i emigrantëve që kanë ardhur për të votuar dhe trefishi i mesatares së emigrantëve që kanë ardhur për të votuar. Dhe kjo ndodh në prag në censit, që është një betejë për të kapur 20%”, tha Ardit Bido pak ditë më parë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje