
Ish-prokurorja Elizabeta Imeraj ka folur në lidhje me kërcënimet që i janë bërë gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ajo ka kritikuar reformën në drejtësi.
“Duke u nisur nga fjalët e të penduarit që ky grup kriminal e ka shtrirjen në disa qytete, dhe ky grup dëshmon që ka gjetur terrenin dhe mekanizmin për të mirëvepruar aty. Ne i kemi kushtuar rëndësi vetëm një ane, të përjashtojmë nga sistemi ata që kanë qenë në listë për t’u përjashtuar dhe nga ana tjetër ka mbetur pa u prekur pjesa që sistemi është i përhershëm. Ne kemi krijuar disbalancën në mënyrën më të keqe të mundshme për të bërë një reformim siç bëjmë gjithmonë”, tha ajo në “Euro News”.
Lini një Përgjigje