TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2024, 13:30

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, drejtori i Policisë së Tiranës: Kërkimet për 3 agresorët janë shtrirë në gjithë Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, drejtori i Policisë së Tiranës:
Sokol Mëngjesi

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një konferencë për mediat ka dhënë detaje se si po shkojnë hetimet teksa kanë kaluar më shumë se 1 muaj  nga dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Ndërkohë 3 prej agresorëve ende nuk janë arrestuar.

Vocaj thotë se kërkimet janë shtrirë tashmë në të gjithë Shqipërinë për vënien e tyre para përgjegjësisë.

“Ne siç kemi njoftuar, Policia e Tiranës për ngjarjen e mëngjesit ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve kryesore. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë, kërkimet tona kanë qenë në Tiranë, kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë se do kemi rezultate konkrete të shpejta që të çojnë në arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë edhe të këtyre individëve”, tha Vocaj për gazetarët.

Ndërkohë Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë “Arrest në burg” për Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij, Dorian Alia.

Dritan Nano akuzohet si organizator i sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit, ndërsa Dorian Alia me personat e shpallur në kërkim si ekzekutor të sulmit.Kujtojmë se sipas hetimeve, Sokol Mëngjesi u sulmua pasi agresorët nuk kishin pranuar të shlyenin detyrimet ndaj studios së tij ligjore, pasi arritën të fitonin një gjyq pronësie me ndihmën e avokatit.

Mëngjesi pas sulmit ishte në gjendje kome, ku vetëm pak ditë më parë ka arritur të përmendet.

Si ndodhi dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.

Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (i arrestuar); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.

sokol mëngjesi vocaj

Lini një Përgjigje