TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2023, 20:58

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Blendi Fevziu: Akt i pa tolerueshëm, shumë më i rëndë se sa prangosja e ministrave

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Blendi Fevziu: Akt i pa

Gazetarin Blendi Fevziu ka deklaruar se dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja nga anëtarët e fisit Rraja, është më e rëndë se prangosja e ministrave.

Në një lidhje direkte për “Klan News”, gazetari Blendi Fevziu thotë se dhuna në një ambient publik e një bande të pajisur me shkopa bejsbolli apo me armë në dorë, që hyn në një lokal dhe ushtron dhunë ndaj 2 personave, është e patolerueshme.

Unë e mendoj ngjarjen e Borizanës shumë më të rëndë se sa prangosjen e ministrave. Një ministër që mund të ketë abuzuar, që mund të përballet para drejtësisë, është një çështje normale, ndodh dhe në vende të tjera të botës. Ka ministra, ish-kryeministra para drejtësisë, por dhuna në një ambient publik e një bande të pajisur me shkopa bejsbolli apo me armë në dorë, që hyn në një lokal dhe ushtron dhunë ndaj 2 personave, është e patolerueshme.

Mund të ketë dhunë mes grupe të rinjsh që përballen me shkopa bejsbolli, mund të ketë edhe vrasje, por arroganca e një grupi duke dhunuar 2 njerëz në një ambient krejtësisht publik, është e patolerueshme. Natyrisht që ata kanë pasur një kredo politike në reagimin e tyre sepse kanë qenë të mbështetur politikisht dhe në nivele të mira politike, domethënë të mbështetjes politike”, tha Fevziu.

fevziu dhuna rraja

Lini një Përgjigje