Aktivistja Edlira Çepani komentoi mbështetjen që SHBA po i jep Prokurorisë së Posaçme.
Të enjten e dërguara e SHBA VanHorn u takua me Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e ri të SPAK dhe BKH. Sipas Çepanit, SHBA do të vijojë të asistojë që SPAK të godasë të paprekshmit.
“Është lajmi i mirë që SHBA është e pranishme, nga lajmet që shpesh fliteshin se nuk ishin, por duket se ata janë prezentë. Dumani krijoi ligjshmërinë dhe fuqinë e institucionit, dhe detyra e zotit Braho deri tani është të garantojë qëndrueshmëri dhe t’u japë një shtysë atyre që kanë nisur, si dhe të gjitha dosjeve të reja që priten shumë shpejt. SPAK ka bërë një punë që asnjë institucion tjetër nuk e ka bërë. Ai ka dhënë mesazhin se pandëshkueshmëria nuk është më realitet. Ka dosje që hapen dhe çështje që ndiqen, dhe kjo është një mesazh i mirë”, tha Çepani.
Të enjten E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, shkoi në SPAK, ku ka takuar krerët e rinj të SPAK dhe BKH.
Ajo ka vendosur të flasë me fjalët e Marco Rubios: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen.”
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH, Joni Keta, për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: ‘Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, njoftoi ambasada e SHBA.
Lini një Përgjigje