TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 21:39

“Presim një dosje të bujshme në vijim”, gazetari: Do të ketë zhvillime pas takimit të VanHorn me Klodian Brahon

Shkruar nga Pamfleti
“Presim një dosje të bujshme në vijim”, gazetari: Do
VanHorn-Braho

Këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë.

Gjatë emisionit, gazetari Xhoi Malësia dha detaje shtesë mbi këtë mbështetje, duke u ndalur te tkaimi që VanHorn pati me kreun e SPAK.

Ky ishte një takim shumë i rëndësishëm, edhe pse zoti Braho u emërua zyrtarisht në dhjetor. Këto kanë qenë ditët e para të vitit 2026, ku ka pasur një ndryshim ose ripërcaktim të roleve. Në postimin e Ambasadës Amerikane shihet edhe zoti Dumani, i cili do të jetë dhe më tej drejtuesi i seksionit të jashtëm. Mendoj se është një tranzicion i rëndësishëm, pasi të gjithë prisnin ndoshta një ngadalësim të ritmit pas largimit të Dumanit. Por duket se do të ketë një vazhdimësi të qartë. Direkt pas këtij takimi, puna vazhdoi me dy dosje, dhe presim një dosje të bujshme në vijim. Ka një mbështetje të vazhdueshme nga SHBA për SPAK-un”, tha gazetari Malësia.

Të enjten E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, shkoi në SPAK, ku ka takuar krerët e rinj të SPAK dhe BKH. Ajo ka vendosur të flasë me fjalët e Marco Rubios: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen.”

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH, Joni Keta, për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: ‘Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar’”, njoftoi ambasada e SHBA.

 

vanhorn braho shba spak

Lini një Përgjigje