TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 18:49

Rektori Agron Kasa, "bixhoz" me jetën e studentëve: 10 mjekë në bordero, asnjë në terren

Shkruar nga Pamfleti
Rektori Agron Kasa, "bixhoz" me jetën e studentëve: 10
Agron Kasa /

Si drejtimi i Agron Kasës në Universitetin e Sporteve shkel ligjin, manipulon vendimmarrjen dhe lë jetën e studentëve në mëshirë të fatit...

Një situatë absurde, në shpërdorim flagrant të detyrës dhe rrezikimin e jetës së studentëve, po konsumohet brenda mureve të Universitetit të Sporteve të Tiranës (UST).
Nën drejtimin e Rektorit Agron Kasa, institucioni është kthyer në një çiflig personal, ku ligji shkelet me “votime unanime” të detyruara, ndërsa siguria e studentëve trajtohet si mall pa vlerë.

Ndërsa taksapaguesit shqiptarë paguajnë paga të majme për një organikë të mbushur me tituj mjekësorë, studentët e UST-së lihen në mëshirë të fatit. Denoncimet e brendshme zbulojnë një fakt tronditës:
Në organikën e universitetit figurojnë mbi 10 mjekë, përfshirë emra si Prof. Dr. Robert Cina, Prof. Dr. Dhimitraq Prifti, Prof. Dr. Lindita Agolli, Prof. Dr. Vjollca Shpati e të tjerë.

Megjithatë, kur vjen puna për të shoqëruar studentët në modulin e skive (Outdoor), në temperatura ekstreme dhe terrene të vështira, këta “mjekë VIP” përjashtohen nga detyrimi me bekimin e Rektorit. Studentët, të cilët kanë të drejtë ligjore për shërbim shëndetësor cilësor gjatë aktiviteteve mësimore, lihen të pambrojtur.

A është kjo neglizhencë apo paaftësi menaxheriale? Faktet tregojnë për më keq.
Në vitet e kaluara, papërgjegjshmëria ka arritur kulmin kur, në vend të një mjeku urgjence, studentëve u është dërguar një fizioterapist (djali i një ish-dekani/zv.rektori aktual), ose një mjeke shtatzënë, e cila e kishte të pamundur të ndiqte studentët në terren. Kjo është fytyra e vërtetë e menaxhimit “Kasa”: qoka për miqtë, rrezik për studentët.

Për të mbuluar këtë dështim menaxherial, Rektori Kasa akuzohet se përdor Senatin Akademik si noter të dëshirave të tij personale. Së fundmi, është denoncuar një skemë presioni ku pedagogëve u imponohen “marrëveshje individuale” të paligjshme, të hartuara nga komisione fantazmë, që bien ndesh me Kodin e Punës dhe Ligjin për Arsimin e Lartë.

Qëllimi është që të detyrohen individë të caktuar (të padëshiruar nga Rektori) të mbulojnë gropat që lë paaftësia e tij, ndërsa mjekët e tjerë të punësuar, të cilët mbajnë dy apo tre punë (si rasti i denoncuar i mjekëve që punojnë paralelisht në QSUT), të vazhdojnë të qetë.

Kjo skemë shkon deri aty sa ndryshohen rregullore dhe vendime Senati “ad hoc”, vetëm për të goditur pedagogë të veçantë, ndërsa “të preferuarit” e Rektorit shijojnë privilegjet e mosndëshkimit.

Ndërsa përgatitet ekspedita e radhës në shkurt 2026 me rreth 191 persona (studentë dhe staf), dokumentet tregojnë se Rektori nuk ka marrë asnjë masë serioze për sigurinë shëndetësore. Edhe pse ligji kërkon që operatori ekonomik të sigurojë mjek, situata përsëritet: tenderat hidhen për hoteleri dhe ushqim, por jeta e studentëve mbetet në dorë të fatit. Pse nuk aktivizohet kontrata me Urgjencën Kombëtare 127? Pse nuk kërkohet zyrtarisht mjek nga spitali rajonal, por tentohet të arnohet situata me “vullnetarë” të detyruar?

Kjo nuk është thjesht një shkelje administrative; është një vepër e pastër penale e shpërdorimit të detyrës që rrezikon shëndetin publik të studentëve.
Rektori Agron Kasa duhet të japë llogari: pse, kur në UST paguhen 10 mjekë, asnjëri nuk është në dispozicion të studentëve? Pse falsifikohen proceset vendimmarrëse në Senat për interesa personale? Kush do të mbajë përgjegjësi nëse një studenti i ndodh diçka në dëborë pa asistencë mjekësore?

Pedagogët e ndershëm refuzojnë të jenë bashkëpunëtorë në këtë “krim” institucional. Është koha që organet e drejtësisë dhe Ministria e Arsimit të ndërhyjnë para se të jetë vonë. Studentët nuk janë “mish për top” për tekat e Rektorit./Pamfleti

agron kasa

1 Komente

  1. A
    Anonim

    Ah, Kasë! Njëanësia juaj e neveritshme,sa e keqe është karma!! Një përgjigje universale: Të rinjtë nuk Po ikin nga ekonomia e dobét, Po ikin prej jush si prindér, prej jush si pedagogë të paaftë, prej jush si pundhénës të flliqur. Sa keq që nuk reflektuat as si prindér as si pedagogë as si punëdhënés, keni shfaqur versionin tuj ma të keq. Mirë bën Rama dhe "Mama" që ju shkel me kembe ju dhe femijet tuaj. Jo te gjithë meritojne te jenë rektore, Jo te gjithë meritojne të jenë pedagogë, Jo te gjithë meritojne të jenë prindér sepse jeni Bosh, te pashéruar nga traumat e femijerise dhe kete kapsulen e m***t e keni ndertuar me duart tuaja. Jo para shumë ditesh Isha vezhgues ne fakultete te tjera te UT, studenti trajtohet si armik Jo si aset. Administrata plot me gra te Liga te pakenaqura me veten u hidhen studenteve si hiena.

    Lini një Përgjigje