Zbardhen detaje nga aksidenti dje, ku një efektiv policie përplasi eskortën që shoqëronte familjen e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas burimeve, ka qenë një efektiv i Rrugores nga Elbasani, që lëvizte me makinë me targa zvicerane.
Hetuesit kanë kërkuar kamerat për të parë çfarë rregullash ka shkelur shkaktari i aksidentit, mbasi njëri nga gardistët e Republikës ka thënë që udhëtoi mbas nesh që në Rinas e deri në selitë ku ndodhi aksidenti.
Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh është nën ruajtje dhe mbrojtje. Fillimisht Policia Rrugore e Tiranës në mënyrë të paprecedentë e ka raportuar që nuk kishte anëtarë të familjes së gjyqtares në makinën që po eskortohej nga Garda e Republikës.
Por kjo përpjekje për ta fshehur ngjarjen ka zgjatur vetëm 30 minuta, pasi Garda ka treguar itenerarin dhe kë po eskortonte. Megjithëse mekanizmi është i dukshëm që është aksident automobilistik, është angazhuar edhe SHISH për informacione më të thelluara, bëjnë me dije burime shumë të sigurta të Anila Hoxhës.
Garda e Republikës bëri me dije, thotë Anila Hoxha, se i ka kërkuar tre herë personit të aksidentit që të distancohej dhe të mos hynte më eskortim, por shtetasi me detyrë polic rrugor nuk është bindur.
Lini një Përgjigje