TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Dhjetor 2023, 23:57

Aksidentohet eskorta e gjyqtares Irena Gjoka, polici përplas makinën që shoqëronte familjen e kryetares së GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentohet eskorta e gjyqtares Irena Gjoka, polici përplas makinën

Një aksident ka ndodhur sot ku është përfshirë eskorta e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Burime bëjnë me dije për se një punonjës policie teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të Gardës.

Burime bëjnë se pas aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të Gardës. Për rastin, policia ka nisur dhe një hetim për të sqaruar aksidentin.

“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron Policia.

Irena Gjoka është gjyqtarja që vendosi masat e sigurisë për Berishën dhe dhëndrin e tij. 

Lini një Përgjigje