TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Dhjetor 2023, 22:44

Çfarë pritet të ndodhë pas heqjes të imunitetit për Berishën? Manjani treg opsionet për ish-kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë pritet të ndodhë pas heqjes të imunitetit

Juristi Ylli Manjani ka bërë një sqarim juridik mbi atë çfarë pritet të ndodhë pas heqjes së imunitetit të Sali Berishës.

Manjani theksoi se masa e arrestit nuk është kërkuar ende nga prokuroria, por është kërkuar vetëm dhënia e autorizimit.

Tani sipas tij, prokurorët kanë në dorë nëse do të kërkojnë masë arresti për Berishën dhe në fund është gjykata që e jep konfirmimin përfundimtar.

Masa nuk është ashpërsuar. Prokuroria nuk e ka kërkuar masën e arrestit, ka kërkuar dhënien e autorizimit. Nëse do ta kërkojë në gjykatë, këtë e dinë ata, nuk mund ta dimë ne. Pas kësaj çështje nëse prokurori do ta arrestojë duhet të shkojë në gjykatë dhe gjykata duhet ta vlerësojë nëse duhet një masë tjetër. Tani është në dorën e prokurorit të çështjes.

Marrim rastin Tahiri. Rregulli është ky, një deputet nuk lejohet të arrestohet pa iu hequr imuniteti. Prokurori që të shkojë në gjykatë të marrë masën e sigurisë, i duhet pa imunitet.

SPAK e ka pa imunitet tani, e çon prokuroi në gjykatë ose nuk e çon këtë ne nuk e dimë. Është absurd pse i kërkojnë të dyja masat e sigurisë.

E ka në dorë prokurori, nëse do ta ashpërsojë, ose nëse do ta hetojë si gjithë të tjerët.

Ku dallon me rastin Tahiri erdhi prokuroria dhe kërkoi arrestimin dhe kontrollin e banesës. Parlamenti rrëzoi arrestimin dhe lejoi kontrollin e banesës”, tha Manjani në “Now” me Erla Mëhillin.

 

Lini një Përgjigje