TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Dhjetor 2023, 22:35

Në selinë e PD-së apo në shtëpi? Gjokutaj zbulon se ku do ta kryejë masën e arrestit Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Në selinë e PD-së apo në shtëpi? Gjokutaj zbulon se ku

Avokati i Sali Berishës, i pyetur ku do të izolohet ish-kryeminstri nëse për të merret vendimi “arrest në shtëpi” tha se është një çështje që nuk ka rëndësi.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Gjokuajt tha se problemi është që po shkojmë te po e njëjta gjykatë që herën e parë veproi pa autorizim.

“Sigurisht që konsulta e zotit Berisha me avokatët në një proces nuk përbën lajm. Ky është një produkt i medias, që tani ka arrestin ku do të bëhet arresti i shtëpisë.

T’i rezistosh një procesi dhe të mbrohesh në një proces është universale, për të gjithë personat që janë nën hetim apo në gjykim. Por, t’i rezistosh një procesi fars e antikushtetues, kjo kthehet në një obligim.  Në shtëpi apo seli, as nuk jam marr, as nuk do të shprehem, sepse nuk përcakton asnjë standard. 

Ajo gjyqtare do të ulet prapë aty, por tashmë ka autorizim. Gjithë kjo histori e vajtjeve të prokurorëve në Kuvend, padia e 1/5 të deputetëve në Kushtetuese, e cila e detyruar për të zgjidhur çështjen në themel do determinonte edhe vendimin e parlamentit, Gjykata Kushtetuese dha një vendim antikushtetues”, tha Gjokutaj.

berisha gjokutaj

Lini një Përgjigje