Pas hetimeve nga SPAK për krime zgjedhore, telashe të tjera janë shfaqur për deputetin e PS, Luan Duzha.
Tashmë edhe bashkëshortja e tij doganiere është njohur me masën e sigurisë për kontrabandë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, gazetari Arsen Rusta teksa heq paralele me Siçilinë e shekujve më parë e udhëhequr nga krimi, thotë se në vendin fqinj nuk rastisnin ‘bëma’ të tilla, aq sa të viheshin nën hetim çifte bashkëshortësh.
Gazetari shkruan se të dy vijojnë të paguhen ende nga taksat e popullit evropian, ndërsa me ironi i kujton Luan Duzhës të mos ndalet, pasi ‘nuk ka kohë për pushim’.
Reagimi i plotë:
Bashkëshorti deputet i dyshuar për krime zgjedhore
e shoqa doganiere me masë sigurie për kontrabandë
të dy në hetim nga SPAK
Po as Siçilia s’ishte kështu
të dy vijojnë paguhen ende nga taksat e popullit europian
Jepi Luan DUZHA s’ka kohë për pushim
Lini një Përgjigje