
Përfaqësuesi i opozitës Dorian Teliti, deklaroi se Charlie Kirk u respektua pasi disa nga qëndrimet e tij përkojnë edhe me qëndrimet e opozitës shqiptare.
Ndërsa analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" ishte mjaft kritik me këtë qëndrim, duke deklaruar se Charlie Kirk ishte një ekstremist i djathtë dhe rreshtimi i PD me të, e dëmton opozitën.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Pse duhet nderuar Charlie Kirk nga opozita në Shqipëri? Ka dhënë ndonjë ndihmë apo si është puna?
Dorian Teliti: Nuk është se ka ndonjë ndihmë për Shqipërinë. Për konservatorizmin, PD ka në bosht konservatorizmin, familjen, respektimin e fesë, pronës, parime që advokoheshin nga Charlie Kirk. Ka qenë eksponent i rëndësishëm i Republikanëve në SHBA, që janë aleatët tanë. Nuk ka ndonjë lajm këtu, është respektim i një figure me influencë shumë të madhe në SHBA.
Enton Abilekaj: Vrasja e kujtdo është akt që duhet dënuar, por nderimi është një zgjedhje shumë e rëndësishme, sidomos kur kemi të bëjmë me figura politike. PD është para një zgjedhje dhe është e paqartë. Është me partitë popullore? Po mundohet të krijojë një imazh konservator. Nëse jemi sot pjesë e një aleance përëndimore, të orientuar nga SHBA, ajo që na shqetëson njësoj si perëndimin, është kjo përçarja që po krijohet me grupet ekstremiste të majta dhe të djathta. Kirk u përkiste grupeve ekstremiste të djathta. Ishte pro familjes kristiane, por mohues për çdo ide tjetër, nuk pranonte të drejtat LGBT, mohonte emigrantët, kishte një frymë përçarëse, ishte ekstrem i së djathtës dhe rreshtimi i PD me një ideologji të tillë, një grup të tillë, mendoj se e dëmton opozitën shqiptare. E dëmton në Bruksel por edhe në Washington në afat të gjatë. Nëse PD i ngjitet Trump për çdo ide, mendoj se është e gabuar.
Tentativa për t'u identifikuar me Trump, me idenë se dikush do t'ja çojë në vesh Trump se kanë aleatë këtu... Por në afat të gjtaë nuk mendoj se idetë e Trump do të zhvillohen. Janë rastësisht sot në pushtet, por nuk besoj se do të ketë të ardhme.
Lini një Përgjigje