TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 10:21

Botoks kontrabandë në 30 qendra estetike, arrestohen tre administratorët në Tiranë; detajet si funksiononte skema

Shkruar nga Pamfleti
Botoks kontrabandë në 30 qendra estetike, arrestohen tre
Botoks kontrabandë në qendrat estetike

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Botulinum toxin”, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike.

Kontrollet e autorizuara nga Gjykata e Tiranës, gjetën në paligjshmëri 30 klinika estetike.

Në pranga është vënë shtetasi Mildon Kumaraku, administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të, klinikat si dhe administratoret e 2 klinikave, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë administratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.


Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

 

botoks kontrabandë në qendrat estetike

Lini një Përgjigje