Ajo mund të dërgojë për gjykim dosjen, ku mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose të pushoi çështjen ndaj ish kryeministrit.
Është caktuar gjyqtarja paraprake që do të shqyrtojë në seancë paraprake për dosjen “Partizani”.
Shorti ka zgjedhur gjyqtaren Antikorrupsion Flojera Davidhi. Gjyqtarja e seancës paraprake është personi i cili merr vendimin nëse çështja do të dërgohet ose jo për gjykim.
Ajo mund të dërgojë për gjykim dosjen, ku mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushoi çështjen ndaj ish kryeministrit.
Davidhi brenda 10 ditësh cakton datën e seancës paraprake.
Dosja me 5 të akuzuar mes tyre ish kryeministrin Berisha , Jamarbër Malltezin dhe biznesmenin Fatmir Bektashi u dorëzua ne Gjykatën e Posaçme ku në total janë 333 fashikuj.
Kjo është hera e parë që një ish-kryeministër dërgohet për gjykim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv.
Përfaqësuesit e akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë me 333 fashikuj. Ditën e sotme, në orën 09:00, Gjykata e Posaçme hoshi shortin për të caktuar trupën gjykuese për dosjen ‘Partizani’.
Në listën e 10 gjyqtarëve nuk ishte emri i Irena Gjokës. Kjo e fundit ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar, ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.
Tashmë kjo është përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i hapur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trup gjykuese.
Dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksion, që do të thotë do vijojnë hetimet për çështjen tjetër, atë të pasurisë së familjes së ish-kryeministrit 'non grata' Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij, si me rastin e vendimeve të Berishës për marrjen e truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.
Ish-kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin për “mosndryshimin e destinacionit të terreneve sportive” dhe se “terrenet sportive nuk privatizohen”, duke ua kthyer ish-pronarëve, mes tyre edhe dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe pastrim parash.
Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash./ Pamfleti
Lini një Përgjigje