TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 10:15

Nën masa të rrepta sigurie, emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’; do i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit

Shkruar nga Pamfleti

Nën masa të rrepta sigurie, emigrantët zbresin nga anija

Pak pasi anija italiane ‘Libra’ zbarkoi në portin e Shëngjinit dhe u përpunua me procedura të përshpejtuara kufitare pas ankorimit, 16 emigrantët në bord kanë zbritur në tokën shqiptare.

Nën masa të rrepta sigurie refugjatët janë shoqëruar menjëherë pas ankorimit të anijes ushtarake italiane “Libra” në brigjet e Shëngjinit.

Ata po ju nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit në qendrën pritëse.

Më pas do të transferohen drejt kampit të Gjadrit për procese akomodimi, përpunimi, verifikimi dhe izolimi apo riatdhesimi.

Nën masa të rrepta sigurie, emigrantët zbresin nga anija

Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar sot në portin e Shëngjinit, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve.

Në mesin e tyre janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar parashikon që për periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre emigrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.

 

Lini një Përgjigje