
Një prej qytetarëve në Dibër është shprehur i revoltuar për mungesën e pastrimit të rrugëve të cilat janë bllokuar nga dëbora.
Ai tha se pavarësisht faktit që reshjet e dëborës kanë pushuar që mbrëmjen e djeshme, bashkia nuk ka marrë ende masa për pastrimin e rrugëve, duke shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve.
“Ju duket sikur janë marrë masa? Shihni rrugën, kanë pushuar reshjet që mbrëmjen e djeshme, a ka një fadromë për ta hapur këtë rrugë, a ka pak kripë që është falas. Mirë unë që kam një makina 4x4 po tjetrit, po t’i bie ndonjë hall? Çfarë i kushton bashkisë të kalojë një fadromë këtu, nuk funksionon as shtet as bashki, asgjë. Me kaq borë, imagjinoni të bie pak më shumë”, tha qytetari për "Report Tv".
Lini një Përgjigje