
Analisti Arben Meçe ka folur lidhur zgjedhjen e Berishës për diasporën që do të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si dhe zëvendësimi i Salianjit me Tomor Alizotin në Elbasan.
Meçe ironizon duke thënë se nuk e di nëse do të ketë energji Topalli për të ndjekur diasporën.
“Çudi bën Topalli. Futet në skenë një person nuk e di do ketë energji për të ndjekur diasporën. Me vërte ka PS Taulant Ballën. Por ai çdo ditë ndodhet në emigracion. Energjitë e tij janë në dispozicion të misionit. Nuk e di nëse është në gjendje Jozefina të bëjë një proces të tillë. Nëse mendojnë se diaspora është lidhja me FB është gabim i madh shumë. Prisja më shumë të ishte Tomor Alizoti që ka dhe moshën. Nuk është e lehtë për një femër të bëjë lëvizje të tilla”, tha Meçe për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje