TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2024, 18:09

“Berisha nuk ja fal kurrë”, Poli Hoxha: Meta nxori idenë e nepotizimit, nga frika se doktori do t’ia trashëgonte partinë Argitës

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha nuk ja fal kurrë”, Poli Hoxha: Meta nxori idenë e

Analisti Poli Hoxha bëri një analizë të pozicioneve të Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe raporteve mes tyre. Në një intervistë për “Report Tv”, Hoxha tha se Meta në fillim mbajti distancë ndaj ishk-kryeministrit dhe problemeve që ai pati në SPAK, gjë si pas analistit, Berisha nuk ja fal kurrë.

Ai shtoi se Meta e nxorri teorinë e nepotizmit në parti, pasi Argita Malltezi u fol për të trashëguar PD-në. Kjo sipas Hoxhës erdhi pasi Meta është mprehur për t’u bërë kryeministër.

Një prej tezave të Metës ajo e nepotizmit. Për një periudhë të gjatë, por veçanërisht pas problemeve të Berishës me SPAK mbajti distancë higjenike me të dhe nuk ia fal Berisha. Por tani që iu lëpi meta poshtë ballkonit Berisha nuk ia zuri emrin me gojë. Zoti Meta papritur tha do jem unë kryeministri duke shtuar se presidenti i presidentëve është Berisha.

Mesazhi ishte: nëse nuk është zoti Berisha atëherë jam unë. Hodhi dhe tezën tjetër, para pak kohësh Argita Malltezi pranoi se hap pas hapi po futen në lidership. Pas kësaj doli meta e na nxori teorinë e nepotizmi”, shtoi më tej ajo.

berisha meta

Lini një Përgjigje