TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2024, 16:56

Bie sistemi, radhë kilometrike në pikën kufitare të Qafë-Thanës

Shkruar nga Pamfleti

Bie sistemi, radhë kilometrike në pikën kufitare të

1 maji ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar në doganën e Qafë Thanës, ku edhe pse është punuar me sportele të plota, përsëri radhët kanë qenë të gjata.

Sistemi dhe mënyra e kalimit e aplikuar muajt e fundit duket se ka qenë tepër problematike dhe se ka krijuar shpesh radhë të gjata dhe pritje.

Automjetet që kalojnë sidomos në fundjavë dhe ditë pushimi zyrtar detyrohen të presin në radhë të gjata, ku situata tashmë rëndohet edhe me rritjen e temperaturave.

Sistemi’ One Stop Shop’ i aplikuar muajt e fundit ku kontrolloret shqiptare dhe maqedonase duhet të punojnë të unifikuar duket se ka krijuar shpesh keqkuptime dhe vonesa. Gjithashtu, nga pala maqedonase ka mungesë personeli dhe shpesh herë sistemet kanë probleme.

Lini një Përgjigje