TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2024, 16:30

Çfarë efektesh negative kanë vaksinat anti-COVID? Mjeku Dasho sqaron zbulimet e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë efektesh negative kanë vaksinat anti-COVID? Mjeku Dasho

Mjeku shqiptar në Gjermani, Erion Dasho ka sqaruar se vaksina kundër COVID-19, por edhe vaksina të tjera nuk kanë efekte anësore që janë afatgjata në kohë.

Dasho theksoi se efektet anësore shfaqen brenda dy ditëve ose maksimumi deri në 6 muaj, por jo në kohë afatgjatë.

Lidhur me pranimin nga kompania ‘AstraZeneca’ se vaksina kundër COVID-19 shkakton mpiksje gjaku, Dasho tha se kjo vaksinë ka më shumë efekte pozitive në shpëtimin e jetës së popullsisë se sa efekte anësore.

“Vaksinat kanë efektet e tyre të dobishme dhe ato anësore. Në kohën e pandemisë të gjitha kompanitë i reklamuan vaksinat e tyre me një listë të gjatë të efekteve anësore. Kjo listë bëri që të dilnin edhe teoritë konspirative”, u shpreh Dasho për RTSH.

Më tej Dasho u shpreh se efektet anësore mund të shfaqen brenda dy ditëve ose deri pas 6 muajsh, ndërsa shtoi se nuk kanë efekte anësore afatgjata.

“Vaksinat kanë shumë herë më shumë përfitime se sa rreziqe qoftë edhe atyre që mund t’u marrin jetën. Efektet anësore mund të shfaqen brenda dy tre ditëve ose deri pas 6muajsh, por nuk ka të dhëna që këto efekte të dalin në kohë afatgjatë”, tha mjeku.

Kujtojmë se pak ditë më parë kompania farmaceutike ‘AstraZeneca’ ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj Covid-19 mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë që mund të çojë në mpiksje gjaku dhe vdekje, sipas dokumenteve të gjykatës.

mjeku erion dasho vaksina

Lini një Përgjigje