TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2024, 13:40

Lejuan Gëzim Çelën të ndërtojë pa leje, drejtori i IMT njihet sot me masën e sigurisë; Inspektorët kërkojnë kthimin në detyrë

Shkruar nga Pamfleti

Lejuan Gëzim Çelën të ndërtojë pa leje, drejtori

Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Kurbin, Jetmir Muzhika dhe ish-drejtori i IKMT Lezhë, Flori Gjini do të njihen këtë te mërkurë me rivlerësimin e masës së sigurisë.

Prokurori Sabri Kastrati i qëndron kërkesës arrest në burg për Muzhikën dhe Gjinin, ndërsa në gjykatë janë paraqitur dhe tre inspektoret e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të pezulluar nga detyra. Ata kërkojnë rikthimin në detyrë, ndërsa janë vënë nën akuzë për veprën penale shpërdorim detyre.

Arrestimet erdhën pas një hetimi 6 mujor të Prokurorisë së Lezhës, ku u zbulua se zyrtarët kishin lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në Patok, në pronësi të ‘baronit të drogës’, Gëzim Çela. Ndërtesa ngjitur me kompleksin ‘Royal Blu’ është vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Lezhës.

5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar

- Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”

-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”

-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Lini një Përgjigje