
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili prezantohej si efektiv policie dhe u zhvaste shuma parash vajzave dhe grave që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës tha në emisionin GoodMorning Albanains në Euronews Albania se 70 për qind e policëve të patrullës ”Shqiponja” nuk kanë figurë të pastër.
“Polic nuk qenka profesion që është skandali, nëse ikën nga polic nuk je më polic, nuk mund të bëhesh më asgjë. 70 për qind e patrullave që ndjekin me motorë nuk kanë figurë të pastër, këta shqiponjat pa kthetra. I vetmi kriter ka qenë të dinë t’i japin motorit”, tha eksperti.
Lini një Përgjigje