
Në media ka qarkulluar lajmi se arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta fundjavën e kaluar, por megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se arrestimi është zgjatur për shkak se kishte rrjedhje informacioni. Megjithatë, siç thekson Karamuço, sekreti më i madhi SPAK është dita se kur do të ndodhë.
“Ishte rrjedhje informacioni lidhur me masat që do merreshin në fundjavë dhe fillimin e kësaj jave ndaj politikanë të lartë në vendin tonë. Edhe Meta kishte një informacion dhe fundjava pritej. Ajo që ka ngjarë ndodhet aty brenda atij pallatit të xhamit, por nuk do të zgjasë shumë. SPAK nuk ka sekrete, sekreti më i madh është dita kur do të ndodhë. Do ishte një debat i madh sepse do thuhej që kjo qenka e orkestruar, ja paskemi dhënë medias, pra SPAK bëhej një suplment i emisioneve televizive dhe unë po të isha drejtues do thosha jo tani, do ta ndërprisja”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje