TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2024, 23:01

Artan Hoxha “zbërthen” lëvizjet e Metës: Pa skraparllinjtë është i mbaruar

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha “zbërthen” lëvizjet e Metës: Pa

Gazetari Artan Hoxha ka komentur sulmet e Metës ndaj SPAK.  Meta e kishte si strategji të tijën për të pasur vëmendje në rrjetet sociale nisi të godiste SPAK, duke thënë SPAKU-torollaku, duke kërkuar një vëmendje maksimale për të marrë.

Kreun e SPAK-ut, tha Hoxha e kanë goditur dhe të tjerët por z. Meta është i vetmi person që i ka pasur të gjitha funksionet e shtetit shqiptar dhe i rritur në politikë që 22 vjeç, që e njeh shumë mirë funksionimin dhe hierarkinë e shtetit.

"Ilir Meta gjithmonë ka njerëz nga pas. Ilir Meta pa skraparllinjtë është i mbaruar.  Meta nuk ka një bosht ideologjik por funksionon me grupime njerëzish. Në mëngjes Ilir Meta mund ta gjesh në Hasa me disa njerëz me influencë në zonë dhe në darkë mund ta gjesh në Konispol duke bërë një tjetër takim atje", u shpreh Hoxha në RTSH.

Lini një Përgjigje