TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2024, 07:01

“Bardhi në konflikt interesi për vulën”, Kreshnik Spahiu paralajmëron: Gjykata do shpërndajë partinë

Shkruar nga Pamfleti

“Bardhi në konflikt interesi për vulën”, Kreshnik

Analisti Kreshnik Spahiu ka folur në lidhje me situatën e opozitës dhe më konkretisht të Partisë Demokratike. Ai theksoi se dy vite më parë është shprehur se çështja e vulës së PD do të zgjaste 3 deri në 5 vjet, gjë e cila sipas tij po ndodh.

Mes tjerash ai theksoi se ligji e ka parashikuar se çfarë ndodh në këto raste kur palët janë në mosmarrëveshje dhe pse këtyre të fundit nuk ju pëlqen të përballen me një fakt të tillë.

“Para dy vitesh kam deklaruar se procesi për vulën do të zgjasë nga 3 deri në 5 vjet. Deri tani jam brenda asaj që kam parashikuar më parë. Vula nuk do të përcaktohet se kujt do ti jepet deri në zgjedhjet e ardhshme. Nëse Berisha do të bazoj të gjithë mbrojtjen ligjore Gazment Bardhi atëherë do thoja aq sa shanse kam unë të marrë vulën e PD aq ka dhe Berisha. Bardhi është në konflikt interesi. Dy vjet avokat ligjor i vulës që t’i përkas Bashës ka qenë Bardhi. Personi që ka formuluar dokumentacionin që Kuvendi i 11 dhjetorit të ishte legjitim. Berisha ka shumicën e partisë por Basha ka disa avantazhe ligjore në lidhje me çështjen. Ligji e ka parashikuar se çfarë ndodh në  këto raste por asnjërës nga palës nuk i vjen mirë. Ligji ka parashikuar që kur mosmarrëveshjet janë të pazgjidhshme, Gjykata duhet të vendos shpërndarjen e partisë politike. Gjykata do e vendos shpërndarjen e kësaj partie”, tha ai për Euronews.

kreshnik spahiu gazment bardhi

Lini një Përgjigje