TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2024, 12:37

Ndriçim Xhepa nuk duron dot kapter Pezën, jep dorëheqjen pas 1 muaji si anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH

Shkruar nga Pamfleti
Ndriçim Xhepa nuk duron dot kapter Pezën, jep dorëheqjen pas 1
Ndriçim Xhepa dhe Alfred Peza

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa, vetëm 1 muaj pas zgjedhjes nga parlamenti si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ka dhënë dorëheqje.

Ende nuk dihen arsyet dhe motivin që çoi aktorin e njohur të dorëhiqet, vetëm pak ditë pas zgjedhjes me shumicë votash në parlament, shkruan Prapaskena.

Kujtojmë se me datë 22 mars 2024, Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar me 95 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër.

Kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka ka shpallur vakancën për anëtarë në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Ndërkohë ditën e djeshme kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo duket se sërish i ka prishur marrëdhëniet me Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Alfred Peza.

Bungo ka raportuar në Komisionin e Media, ku Peza ka refuzuar të merrte pjesë, duke thënë se Peza ka shkelur të gjitha rregullat e funksionimit të institucionit, duke anashkaluar njëkohësisht edhe Këshillin Drejtues.

Bungo kërkoi nga anëtarët e Komisionit që të bëhet një ndryshim sa i përket funksionimit të KD, në mënyrë që të ketë mundësinë e vetos në veprimet e bëra nga drejtuesi i institucionit.

Ndër problematika ai përmend faktin se Alfred Peza prej 8 muajsh, nuk ka asnjë drejtor të emëruar ligjërisht dhe të gjithë kryejnë funksionet në mënyrë të jashtligjshme. Madje nëse do të përballej me një kontroll nga KLSH këta drejtorë do të duhej t’i kthenin shtetit të gjitha pagat të cilat i kanë marrë në shkelje me ligjin.

 

ndriçim xhepa kapter peza

Lini një Përgjigje