TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2024, 12:27

Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, publikohen fotot e dy trafikantëve të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, publikohen fotot e dy

Publikohen fotot e dy prej tre personave të arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga prokuroria e posaçme SPAK, në vijim të operacionit “Flakë në det”.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Fieri, Selami Lushkaj dhe Ksenofon Bodo. Ndërsa në prangat e policisë ka rënë dhe bashkëpunëtori i tyre, Ksenofon Bodo.

Organizatorët e këtij trafiku janë Gëzim Çela, i cili u arrestua në Kosovë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri, dhe vlonjati Arben Dalipaj, njeriu që konsiderohet si i pakapshëm në det, për shkak të aftësive të mira të drejtimit të gomoneve.

Dalipaj, figuron në dosje me pseudonimin “Kapelja” dhe kishte komunikime me ish-efektivin Arlind Ismailukaj, tashmë të arrestuar.

Guardia di Finanzia dhe policia e shtetit në operacionin e parë “Flakë në det” arrestoi në flagrancë 6 trafikantët mes tyre dhe dy ukrainas, por u shpëtoi “Kapelja”, i cili mund të ketë ikur me not ose me ndonjë nga gomonet, që mund të ketë pasur edhe drogën e ngarkuar.

Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, publikohen fotot e dy
Ksenofon Bodo

 

Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, publikohen fotot e dy
Selami Lushkaj

 

spak gezim cela selami lushkaj ksenofon bodo

Lini një Përgjigje