TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2023, 09:34

Berisha dhe militantët 'paralizojnë' kryeqytetin, qytetarët zbresin nga autobusi në mes të rrugës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dhe militantët 'paralizojnë' kryeqytetin,

Trafiku është rënduar në Tiranë, si pasojë e protestës së opozitës së thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Siç duket edhe nga pamjet, qytetarët zbritën nga autobusi për ta vazhduar rrugën në këmbë.  

Protestuesit kanë kërkuar të kthehen mbrapsht makinat.

Gjykata e Lartë është rrethuar këtë mëngjes nga qindra forca policie, pasi ish-kryeministri po mban protestë. Protesta e opozitës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” ka nisur para pak çastesh, për të vazhduar më pas para Gjykatës.

Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Lartë janë mbledhur qytetarët për të protestuar teksa pritet të nisë seanca për vulën e Partisë Demokratike.

Të pranishëm janë deputetë demokratë dhe po ashtu ish krydemokrati Sali Berisha.

Rruga është bllokuar nga protestuesit, por në kërkesën që është dorëzuar në Policinë e Tiranës nuk ka qenë e sanksionuar.

Fillimisht protesta do të zhvillohej në hapësirën e trotuarit, rreth parkut Rinia, pa penguar qarkullimin.

Gjithashtu është tentuar komunikim me përfaqësuesit e Rithemelimit përmes zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Luigj Vathi, sipas protokollit zyrtar dhe më pas vetë kryepolici Tonin Vocaj. Deri tani nuk ka dakordësi për hapjen e rrugës për të rikthyer qarkullimin.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, nëse do të ashpërsohet ose jo. SPAK ka kërkuar nga detyrim paraqitje masën e arrestit të shtëpisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

 

Lini një Përgjigje