TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 09:26

Tonin Vocaj i kërkoi lirimin e rrugës, Flamur Noka sfidon policinë: Jemi në mosbindje civile!

Shkruar nga Pamfleti
Tonin Vocaj i kërkoi lirimin e rrugës, Flamur Noka sfidon
Flamur Noka

Ndërkohë deputeti Flamur Noka deklaroi se policia nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk i ka lejuar që të ndërtojnë një skenë ku do të flasin protestuesit para Gjykatës së Lartë.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i ka kërkuar deputetit Flamur Noka që të lirojnë rrugën para Gjykatës së Lartë.

Kjo pasi në kërkesën që është dorëzuar në Policinë e Tiranës nuk ka qenë e sanksionuar bllokimi i rrugës. Sipas burimeve të policisë, protesta do të zhvillohej në hapësirën e trotuarit, rreth parkut Rinia, pa penguar qarkullimin.

Fillimisht është tentuar komunikim me përfaqësuesit e Rithemelimit përmes zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Luigj Vathi, sipas protokollit zyrtar dhe më pas vetë kryepolici Tonin Vocaj. Deri tani nuk ka dakordësi për hapjen e rrugës për të rikthyer qarkullimin.

Ndërkohë deputeti Flamur Noka deklaroi se policia nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk i ka lejuar që të ndërtojnë një skenë ku do të flasin protestuesit para Gjykatës së Lartë.

Ai theksoi se kjo është strategji e Rilindjes, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqen nga protestat dhe mosbindja civile.

“Duhet të pyesni Rilindjen, bandën në pushtet. Kemi marrë leje, por nuk është marrë asnjë masë. Nuk na lënë të ndërtojmë skenën. Ne jemi në protestë, në mosbindje civile. Ta harrojnë se do të tërhiqemi. Përditë do të jemi në protestë. S’ka as Edi Ramë apo bandë në pushtet që të na ndalojë. Të bëjnë ç’të duan.”, tha ai.

Tonin Vocaj i kërkoi lirimin e rrugës, Flamur Noka sfidon

Lini një Përgjigje