TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2024, 21:35

“Beqja u amnistua, shokët e tij në burg”, gazetari tregon çfarë po ndodh me hetimet për ish-ministrin

Shkruar nga Pamfleti

“Beqja u amnistua, shokët e tij në burg”, gazetari tregon

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte pasditen e sotme në SPAK lidhur me dosjen e sterilizimit.

Gazetari Eni Ferhati, i cili mundi t’i shkëpuste edhe një deklaratë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme tregoi në emisionin Noë në Euronews Albania se ministrja, ndryshe nga zyrtarë të tjerë që paraqiten në SPAK nuk shoqërohej nga ndonjë automjet apo avokat.

Ai u shpreh se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja për të njëjtën dosje paraqitet çdo të premte në Prokurorinë e Posaçme, një masë e butë kjo siç tha, në raport me zyrtarë të tjerë që për të njëjtën dosje janë në burg.

Beqaj paraqitet çdo të premte në SPAK me vendim gjykate. Ai e ka çështje të veçuar në raport me afatet e gjykimit nga dosja e parë, që u bë edhe nën një preson mediatik. Beqaj në një farë mënyrë u amnistua disi edhe sa i përket masës së dhënë ndaj tij, pasi zyrtarë të tjerë janë në burg lidhur me këtë dosje”, tha gazetari.

 

Lini një Përgjigje