
Gazetari Julian Kasapi ka treguar se sa e lehtë është në Shqipëri që të biesh pre e shantazheve dhe kërcënimeve nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale.
Sipas tij mungon edhe iniciativa e policisë për t’i identifikuar këta përsona të cilët dalin me figurë e me zë në rrjetet sociale
"Vitet e fundit kjo bota e internetit më duket sikur askush nuk ka privatësi. Shantazhuesit, kërcënuesit, pedofilët dhe çdolloj kategori e këtyre personave ka arritur ta ketë më të lehtë duke u fshehur pas ekranit zakonisht në Shqipëri dhe ajo që është më e rënda, është se Shqipëria nuk është e përgatitur që të përballet me këtë fenomen. Ajo që nuk kuptoj është se si lihen mënjanë. Unë e kuptoj që duhet të ketë një denoncim, duhet të shkosh në polici, por policia të vërdallos, të thotë ik këtu e ik atje. E kuptoj që duhet të plotësosh ato formularët, por ndonjëherë duhet të jetë vetë iniciativë e policisë për të identifikuar këta persona, në fund të ditës ata janë vetë të identifikuar, dalin me figurë, me zë. Policia nuk ka një skedë."- tha Kasapi në “Wake Up”.
Lini një Përgjigje