TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2024, 10:36

Afera me aksin Korçë-Ersekë; Rrugët e florinjta të Rilindjes janë gropat e thella të korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

Afera me aksin Korçë-Ersekë; Rrugët e florinjta të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për shembjen e rrugës Korçë-Ersekë, duke thënë se e kishte paralajmëruar.

Meta shprehet se rrugët e florinjta të Rilindjes po ndërtohen pa standarde.

Sipas Metës, veprat më të mira të kësaj qeverie, janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen e përhapen kudo.

“Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, “Korçë-Ersekë”, që rrezikon të përsëritet në “Kardhiq-Delvinë”, por dhe në rrugët e tjera të florinjta të “Rilindjes”.

“Veprat” më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo!

Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri”, shkruan Meta.

ilir meta korce erseke

Lini një Përgjigje