
BE e ndërpreu projektin, në momentin kur ishin përdorur 6.8 milionë Euro, por pa efektivitet nga faktorët që u angazhuan; mbasi korrupsioni po shtohej jo vetëm në qeveri, por edhe brenda OJF-ve e strukturave, që kishin marrë fondet për ta raportuar e parandaluar...
Pas vjedhjes së grandeve e donacioneve, që BE i dha Shqipërisë për financimin e fermerëve; në duart e pista të zyrtarëve mashtrues e hajdutë dhe “piranjave” të Organizatave Jo-qeveritare, kanë rënë dhe fondet që BE, ka dhënë për projektet e luftës kundër korrupsionit.
Në vitet 2014-2023, BE ka dhënë 25 milionë Euro, për dy projekte me objekt “Lufta kundër Korrupsionit në Shqipëri, për parandalimin e tij nëpërmjet sensibilizimit e denoncimit publik në çdo nivel që konstatohet.
Projekti i parë ka nisur në vitin 2014, me vlerë financimi 15 milionë Euro, për angazhimin e OJF-ve e strukturave brenda shtetit, në aktivitetet kundër korrupsionit, ku i vërsulën 210 OJF për t’i zhvatur këto fonde, shumica e të cilëve me drejtues të lidhur në interesa me qarqet zyrtare korruptive.

Duke ditur këtë fakt, BE vendosi t’i orientonte vetë fondet, duke kaluar në filtër OJF-të përfituese të grandeve; por kryeministri Edi Rama, qeveria e të cilit ishte subjekt i këtij projekti anti- korrupsion, i rekrutoi OJF-të, duke krijuar Agjencinë Shtetërore të Shoqërisë Civile, me drejtues zyrtarë të kryeministrisë dhe miq e mikesha të tij.
Këto OJF, përfituan fondet nga BE, por i shërbenin qeverisë, duke bërë sondazhe, konferenca e raporte me të dhëna të rreme, sikur qeveria e PS nuk kishte korrupsion në nivelet e lartë, por raste sporadike në njësitë vendore, ose sikur korrupsioni ishte ulur ndjeshëm në krahasim me ish-qeverisjen e deri më 2013-ën.
Por raportet e SHBA dhe të Këshillit të Evropës, evidentuan korrupsion në rritje, sidomos të kamufluar nëpërmjet PPP-ve, koncesioneve dhe masivisht në ankande, tenderë e privatizime, duke rritur 3 herë vjedhjet e fondeve publike dhe ryshfetet te zyrtarët e lartë e të mesëm.
BE e ndërpreu financimin e projektit, por në muajin 2017, ri-nisi programin e saj anti-korrupsion në Shqipërinë, me një fond tjetër 10 milionë Euro, për zbatimin e një strategjie ndër-sektoriale kundër korrupsionit, me qëllim sensibilizimin e shoqërisë dhe krijimin e institucioneve transparente dhe të pa korruptueshme; projekt që do zgjaste deri në muajin dhjetor 2023.
Por edhe këtë projekt anti-korrupsion, BE e ndërpreu në mesin e vitit 2022, në momentin kur ishin përdorur 6.8 milionë Euro, por pa efektivitet nga faktorët që u angazhuan; mbasi korrupsioni po shtohej jo vetëm në qeveri, por edhe brenda OJF-ve e strukturave, që kishin marrë fondet për ta raportuar e parandaluar./Pamfleti
Lini një Përgjigje