
Gazetari Ferdinand Derivishi tha se arsenali i armëve i kapur dje në Vlorë ka lidhje me grupe kriminale, por ngjarjet janë të eksportuara. Pra janë konflikte që e kanë zanafillën për pazaret e drogës në Holandë, Belgjikë apo Spanjë.
"Në dijeninë time bëhet fjalë për disa grupe kriminale të Vlorës. Nuk është se janë shumë të njohura por vlonjatët i njohin 5 apo 6 grupe që veprojnë. Ky është një armatim që i duhet një grupi kriminal. Mbahet një armatim pasi grupet kanë konflikte. Që të mbijetosh, duhet të kesh dy gjëra, lekë pasi blihet informacioni si lëviz tjetri dhe armët e duhura, për të mbrojtur dhe sulmuar. Atentatet bëhen me armë ose me eksplozion.
Ndërkohë që konfliktet që kanë grupet e Vlorës, janë të eksportuara. Konfliktet më të mëdhaja kanë ndodhur jashtë. Ka filluar çarja në Holandë, Spanjë pë rtrafikun e narkotikëve. Atentati i fundit me snajper, që po aludphi është ky apo jo dhe duhet parë a ka lidhje, pra vrasje me snajper sipas asaj që ka rezultuar i vihet pesha një konflikit të ndodhur jashtë", tha Dervishi në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.
Nga ana tjetër, ai komentoi edhe praninë e shumtë të snajperëve në arsenalin e gjetur.
"Pse kemi kaq shumë snajper? Snajperi krijon një vrasje me pak telashe, të saktë. Pra kemi shumë snajper në duar të krimit. Snajperat ranë në duart e krimit në vitin 97. Ka patur në reparte ushtarake. Vërtet në jug kishte policia snajper,ranë në duart e bandave, por ka pasur dhe snajper që u morën me firmë. Shteti i shpërndau këto armë, dolën procesverbale. Snajper të ndryshëm futen përmes kontrabandës. Ata janë profesionist dhe i mbledhin avash avash materialet", shton Dervishi.
Gazetari shprehet se këto grupe kriminale kanë shumë baza armatimesh, që do të thotë se janë të shumta dhe porositë për krime.
"Kemi pasur dhe raste të përdorimit të eksplozivëve me celularë. Në vitin 2021 në Tiranë u bë një operacion për bazat. Dhe pamjet ishin edhe më të frikshme. Kishte antitankë dhe armë të tjera. Është parë se kishte edhe radio-marrëse. Edhe aparat për të gjuajtur natën. Këto grupe që u godtiën në 2021 ishin si punishte. Kërkesë-oferta e krimit, ishin bërë si punishte merrnin armë dhe modifikonin. Kjo është shumë e rëndë. Ke aq shumë krim sa porosit armë. Dhe paska disa punishte", shprehet Dervishi.
Por, gazetari thotë se niveli i mikro-kriminalitetit është në rregull.
"Nuk duhet të trembemi. Ajo siguria mikro e kriminalitetit është në rregull. Mikro kriminalitetit policia shqiptare e ka sulmuar me sukses", tha gazetari.
Lini një Përgjigje