TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2024, 12:10

“Jam e bukur siç më ka bërë nëna”, mjekja numëron të gjitha ndërhyrjet të Monika Kryemadhit

Shkruar nga Pamfleti
“Jam e bukur siç më ka bërë nëna”, mjekja
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është një nga politikanet që ka qenë në qendër të vëmendjes për ndryshimet në fytyrën e saj.

Edhe pse Kryemadhi nuk e ka pranuar asnjëherë që ka kryer ndërhyrje estetike apo kirurgjikale.

Mjekja estetiste, Elda Xhafa, e ftuar në Vizion Plus, tha se rasti i Kryemadhit është një nga rastet më të dukshme.

"Monika Kryemadhi ka ndryshime rrënjësore. Qoftë ndërhyre kirurgjikale, ndërhyrje estetike të të gjitha formave. Nga një vetull e rënë ka një kënd shumë të bukur të vetullave.

Pjesa e gushës së dyfishtë. Nëse bie në peshë është e vërtetë që bie dhe ajo pjesa e depozitimit të masës dhjamore që ndodhet në pjesën e nëngushës, por aty bëhet një lloj rënie, varie dhe duhet të bëhet një lloj tendosjeje. Hunda, buzët gjithashtu.

Është një ndër rastet më të dukshme. E respektoj pjesën që nuk do të shfaqet dhe të pranojë që ka bërë ndërhyrje. Por në momentin kur ti e pyet dhe thotë “jam si më ka bërë nëna”. Nëna dhe dora e mjekut estetist janë shumë të ndryshme", tha ajo.

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka mohuar akuzat rreth 300 mijë Euro për ndërhyrje estetike.

monika kryemadhi

Lini një Përgjigje