TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2024, 11:04

S'ka liri për Berishën dhe Malltezin, shtyhet seanca për masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

S'ka liri për Berishën dhe Malltezin, shtyhet seanca për

Është shtyrë sërish seanca për ish-Kryeministrin, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për në datë 12 mars, ora 15:00.

Avokatët kërkuan kohë të njihen me informacionin dymujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Në të njëjtën kohë, ata depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë, avokati i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj në një prononcim për mediat deklaroi se nuk ka asnjë element kurruptiv te ish-kryeministri Berisha.

Ai sqaroi më tej edhe argumentet dhe kërkesën për revokimin e masës.

"Akt ekspertimi kontabël shpjegon të gjithë ecurinë e historisë së zotit Malltezi që në kundërshtim me c’kërkon prokuroria, gjithçka është shpjeguar. Akti është depozituar dhe i jep përgjigje cështjes së korrupsionit për zotin Malltezi dhe bashkëpunimit më tej me zotin Berisha. Çështje absurde, por ndonjëherë absurdi do më shumë kohë për t’u sqaruar.

Akti i ekspertimit vërteton që procedura ka qenë e rregullt, nuk ka pastrim të produktit të veprave penale", tha Gjokutaj.

 

berisha liri malltezi seanca masa e sigurise

Lini një Përgjigje