
Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër ku një 13-vjeçare ka goditur shokun e saj 15-vjeçar duke i shkaktuar plagë në bark.
Dyshimet paraprake janë se plagosja ka ndodhur për shkaqe xhelozie mes dy të miturve.
Ndërkohë, një dëshmitare e cila ka parë rastin ka treguar për mediat se vajza ka qenë duke qarë ndërsa djalit po i rridhte gjak.
Ajo tha se ishin qytetarët të cilit i dhanë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas lajmëruan ambulancën dhe policinë.
“As nuk e pashë fare, as kush ishte djali, pashë një gocë, çfarë ke që qan, është çarë ky djali me thikë, u çorientuam, kur pashë djalin që doli gjaku, ku je i thashë, nga Tepelena jam tha, mbante barkun me dorë, gjaku vu, i dhamë ndidhmën e parë, lajmëruam policinë, e mori ambulanca, këto gjëra nuk duhet të ndodhin më, ata janë fëmijë, por prindi duhet të ketë kujdes”, tha gruaja.
"Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje