TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2024, 09:48

Fatos Lubonja revoltohet me kryeministrin: Ku e gjen guximin Rama që i kundërvihet Greqisë, Athina të bën gjëmën

Shkruar nga Pamfleti
Fatos Lubonja revoltohet me kryeministrin: Ku e gjen guximin Rama që i
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet pas dënimit të Fredi Belerit me 2 vite burgim.

Lubonja u shpreh se për të nuk ka asnjë dyshim se dënimi i tij është një goditje politike dhe një akt i paligjshëm i shoqëruar me shkeljen e çdo procedure. Ai shtoi se një veprim i tillë nuk mund të ndodhte në një vend normal.

“Për mua nuk ka asnjë lloj dyshimi, kjo është një goditje politike. Në një vend normal nuk mund të ndodhte një gjë e tillë. Për mua është pikëpyetja se nga vjen ky guxim për të vepruar kështu, kur edhe shteti grek ka një lloj autoriteti dhe mundësie të të bëjë dëm. Nuk e di nga vjen kjo.

A kemi të bëjmë me një hall më të madh se burgosja e Belerit që Rama do ta mbajë në burg, ndoshta mund të jetë një humbje e sensit të realitetit dhe i duket vetja shumë i fuqishëm. Ndoshta ka të bëjë diçka me çështjen e detit dhe Erdoganin, por akti në vetvete është i paligjshëm dhe shkelje e çdo procedure, nuk diskutohet fare”, – u shpreh ai në studion e emisionit “Open”.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të dënojë me dy vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Beleri, i cili gjatë gjithë kohës ka folur për një burgosje politike të tij, përsëriti të njejtin qëndrim dhe në Gjykatë, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë se ka sajuar faktet dhe provat kundër tij. Gjykata gjeti fajtor dhe Pandeli Kokaveshin, bashkëpunëtorin e zotit Beleri. Dënimi i tij me 1 vit e 6 muaj burg u konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë Greqia ka reaguar ashpër ndaj dënimit të Fredi Belerit. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke, cituar nga “Kathimerini” ngrihet shqetësimi mbi objektivitetin e procesit gjyqësor.

Dënimi nga një gjykatë shqiptare për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës shtron shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit", tha të martën Ministria e Jashtme e Greqisë, pasi një grek etnik u dënua me dy vjet burg për blerje votash.

Ministria tha se prezumimi i pafajësisë së Belerit u rrezikua "për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbrojnë dënimin", ndërsa dënimi përfundimtar është "qartësisht disproporcional në lidhje me shkallën e veprës së pretenduar".

fatos lubonja rama greqia

Lini një Përgjigje