TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2024, 07:32

“Gjyqtarja është kërcënuar”/ Anila Hoxha përplaset me Karamuçon: Pse SPAK-u nuk heton kur ndodh kjo me Irena Gjokën

Shkruar nga Pamfleti

“Gjyqtarja është kërcënuar”/ Anila Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha reagoi ashpër në lidhje me deklaratën e ekspertit të Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili tha se gjyqtarja Irena Gjoka është kërcënuar.

Ajo tha se nëse kjo gjë ka ndodhur, pse nuk heton SPAK-u për këto kërcënime që i janë bërë gjyqtares.

Karamuço: A ka dhe një gjë nisur me situatën që ndodhi me gjyqtaren shqiptare (Irena Gjoka) me mediat greke, për shpifjen, që po t’i hedhi në gjyq bëhet milionere. Unë këtë ia këshilloj ta bëjë. Atë e kanë kërcënuar vazhdimisht. I kanë thënë ke edhe pesë vjet ke këtu.

Hoxha: Ju po flisni për Irena Gjokën, pse nuk heton SPAK-u kur ajo gjyqtare kërcënohet?

Karamuço: Ka një trysni të madhe, këta nuk kanë hyrë në këto pazare. Ai prokuror që nuk kërcënohet nuk ka thyer asnjë interes. Dosjet kanë rimte të ndryshme. Janë shumë gjëra që nuk i dimë ende.

spak anila hoxha karamuco irena gjoka gjyqtarja kercenim

Lini një Përgjigje