
Gazetari Arian Çani duke folur për situatën politike në vend, u shpreh se kryeministrit Edi Rama i intereson që opozita në këto momente të jetë agresive.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Sali Berisha ‘non grata’ është ‘çeku i bardhë’ i Edi Ramës.
“Ramës sot politikisht, i intereson një opozitë sa më agresive, sepse kështu i përligj ndërkombëtarëve. Zotëri ‘non grata’ që keni po ju jep prova që është i tillë. Përderisa u arrit që Berisha të nxirret ‘non grata’, në njëfarë mënyre është ‘çeku i bardhë’ i Ramës. Berisha nuk ka ikur nga partia. Ramës nuk i intereson një opozitë e qetë tani”, tha ai.
Lini një Përgjigje