TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2024, 22:04

Baza e NATO-s në Kuçovë, Prençi tregon skandalin: Ushtria shqiptare nuk ka kryer asnjë stërvitje prej 5 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Baza e NATO-s në Kuçovë, Prençi tregon skandalin:

Ish drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi tha se ka më shumë se 5 vite, që Shqipëria nuk kryen asnjë orë fluturim.

Në një intervistë për “Abc News”, Prençi u shpreh se ushtria shqiptare nuk kryen asnjë stërvitje, me përjashtim të atyre me NATO-n.

“Është e dhimbshme për shqiptarët, është e pabesueshme që të shkojmë në këtë pikë. Ka mbi 5 vite, që Shqipëria nuk kryen asnjë orë fluturim. Mbetet në gatishmëri vetëm flota e emergjencës së Ministrisë së Shëndetësisë. Në 5 vitet e fundit, 2 avionë civilë, në Divjakë dhe Dukagjin, ushtria shqiptare nuk ka pasur asnjë informacion. Nuk ka asgjë. Ushtria shqiptare nuk ka pasur asnjë informacion, policia shqiptare nuk ka pasur asnjë informacion. Është cënim i hapësirës ajrore. Ne, ky rast nuk është mirë të mos tregohet në televizion. Detyrat që ka ushtria në kuadër të NATO-s mund t’i kryejë shkëlqyeshëm. I kryen detyrat. Mos të harrojmë, me përjashtim të stërvitjeve që kryen në kuadër të NATO-s, ushtria shqiptare sot nuk bën asnjë stërvitje, ne nuk kemi asnjë mjet ajror.

Ne nuk kemi një repart të flotës ajrore, një brigadë. Analistët e mëdhenj të botës e shohin Luftën e Tretë Botërore në horizont, ushtria shqiptare, edhe pse kanë trokitur kërcënimet e Serbisë në kufi me Kosovën, unë nuk di që ushtria shqiptare të ketë zhvilluar stërvitje në nivel batalioni në rajonin e Krumës dhe Kukësit”, tha ai.

Lini një Përgjigje