
Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje mbi hetimet që ka nisur prokuroria lidhur me përplasjen fizike mes Elia Zaharias dhe princit Leka.
Ajo fillimisht foli mbi seancën gjyqësore sot në Gjykatën e Tiranës, teksa tha se nuk ka kontratë paramartesore mes tyre për të ndarë pasurinë.
“Procesi zgjati gjatë, u dëgjuan të gjitha palët. Sa i takon distancës së vendosur mes tyre, e konsideroj të rrallë, zakonisht gjykata vendos një distancë më të konsiderueshme, çiftet vijnë në një situatë të agravuar dhe kjo zgjat në një vit çiftet në divorc. Nga ajo që kam vërejtur është se po aplikohen kontratat paramartesore. Ata nuk kanë një kontratë paramartesore. Gjykata urdhëron ose largimin, ose distancë 500 metra. Është një distancë simbolike, një divorc në prag, vetëm 5 metra, u ka lënë kohë palëve që të depozitojnë prova shtesë për të provuar se janë të dhunuar. Zaharia dukshëm e tronditur, ish bashkëshorti nuk ishte, babai ishte. Hetimi që po ndodh për të vendosur në shinat e duhura është publikimi i videos. Prokuroria tha se zarfi është i pahapur", tha ajo.
Lini një Përgjigje