TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2024, 20:46

Sherri fizik mes Elias dhe Lekës, psikologia: Publikimi i videos akt skandaloz, në mes është një fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Sherri fizik mes Elias dhe Lekës, psikologia: Publikimi i videos akt

Psikologia Denata Toçe ka folur lidhur me skandalin në familjen mbretërore ku konfrontimi fizik mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë u bë viral pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale.

Psikologia e ka konsideruar publikimin e kësaj video një akt skandaloz, pasi në mes është një fëmijë, që ka ardhur në jetë nga dashuria e tyre. Ajo shprehet se filmimi i aktit nga vetë Princ Leka është çnjerëzor. 

“Në fakt, ky akt i filmuar nga vetë personi në fjalë më është dukur aspak njerëzor, mua personalisht. Unë kam punuar në Gjykatën e Tiranës për vite të tëra dhe kam parë dhe parë dhe gra të dhunuara dhe meshkujt të dhunuar, edhe që kanë filmuar njëri-tjetrin dhe që i kanë mbajtur në intimitetin e tyre se nuk kanë qenë persona publikë. Ajo që mu shfaq kur kjo ngjarje u bë publike dhe ajo që mendova përpara, kur kam dëgjuar në një nga emisionet një ish-personel të marrëdhënieve publike, i cili pohoi në një emision të drekës që do ju vë në dispozicion një video në mënyrë ekskluzive.

E dëgjova rastësisht këtë deklaratë që televizionit tuaj do ju vihet në dispozicion kjo video. Kushdo që të ishte nga palët, marrja e nxjerrjes së një video ku ka akte të dhunës dhe të një konflikti midis dy partnerëve që mund të ketë pasur çdo lloj arsye, janë akte të dënueshme. Por gjyqi publik tek këta prindër të cilët kanë dhe një fëmijë të mitur, për mua është skandaloze.

Nxjerrja mediatike dhe përflitja nga mbrapa, mua më duket skandaloze. Në radhë të parë si qytetare dhe si psikologe, më duket e papërshtatshme. Në respekt të dashurisë që ky fëmijë ka ardhur në jetë, ky moment nuk duhet të ishte bërë publik. Shumë partnerë gjatë procesit para divorcit është një proces i dhimbshëm që shoqërohet dhe me ofendime, me dhunë, me konflikte, mund të behet dhe në sy të fëmijëve dhe këtë nuk mund ta mohojnë asnjë prej nesh”, tha Toçe për “Abc News”.

Lini një Përgjigje