TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2024, 18:17

SPAK nis hetimet për grabitjen e ish Kinostudios nga Sandër Frangaj, priten sekustrime dhe arrestime; bllokohet plani për kullat

Shkruar nga Pamfleti

SPAK nis hetimet për grabitjen e ish Kinostudios nga Sandër Frangaj,

SPAK ka nisur hetimet për grabitjen e ish-Kinostudios nga Sandër Frangaj dhe Sali Berisha.

Më në fund, SPAK ka nisur hetimet për zaptimin dhe tjetërsimin e ish-Kinostudios nga një oligark mediatik dhe disa biznese, në bashkëpunim me pushtetin e Sali Berishës.

Mësohet se SPAK ka regjistruar një procedim penal kryesisht, pas disa investigimeve mediatike.

Me mbledhjen e dokumenteve të para, është ngritur një grup hetimor për intensifikimin e hetimeve.

Prapaskena mëson se në regjistrin e këtij procedimi penal janë shënuar disa vepra penale të dyshuara si korrupsion, pastrim parash, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre, shkatërrim prone, skema mashtrimi, ndërtim pa leje etj.

Aktualisht po procedohet me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni rreth çështjes, ish pronarëve të grabitur, funksionarëve dhe ish funksionarëve publikë që janë implikuar në tjetërsimin e pronës së familjes Hysa në ish Kinostudio, përfituesve nga tjetërsimi i pronës etj.

Në një fazë të dytë priten arrestime dhe sekuestrim të pronës së tjetërsuar, e piketuar tashmë për të ngritur kulla.

Historia e grabitjes

Familjes Hysa i kanë njohur dhe kthyer institucionet shqiptare rreth 160 mijë m2 tokë te ish Kinostudio, pronë mbi të cilën janë sot disa institucione publike dhe biznese private.

Prona i është njohur familjes Hysa nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat e të gjitha shkallëve.

Çfarë ndodh? Qeveria e Sali Berishës i ka mohuar familjes Hysa të gëzojë pronën e trashëguar.

Një pjesë të pronës së familjes Hysa, Sali Berisha ia dha disa subjekteve private me qira, të cilat zhvilluan bizneset e tyre private, ku përfshihen panele diellore, disa televizione, radio, lokale, parkingje, lavazhe etj.

Subjektet private janë klientë mediatikë të Sali Berishës, ku spikat Aleksandër Frangaj, i cili ka përfituar edhe 12 milionë euro reklama.

Jo vetëm i ka dhënë pronën e familjes Hysa klientit të tij mediatik, por Sali Berisha vuri në dispozicion pushtetin e tij, që familja Hysa të mos posedojë dhe zhvillojë pronën e saj.

Prokurorë, drejtorë dhe ministra janë angazhuar që klientët e Berishës të mbajnë pronën e familjes Hysa, të zhvillojnë bizneset e tyre private dhe madje të bëjnë edhe plane për të ndërtuar një qendër tregtare dhe disa kulla.

Në këmbim, klienti mediatik arriti deri aty sa që në 21 Janar 2011, mohoi plagosjen e gazetarit të tij nga pushteti i Sali Berishës.

Prokuroria e Tiranës, gjatë 10 viteve të fundit, ka mbyllur 4 herë dosjen penale të zaptimit të pronës së familjes Hysa.

Katër herë, gjykatat, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, kanë kërkuar hetimin e aferës, duke i lënë prokurorisë të njëjtat detyra.

Disa procese të tjera paralele gjyqësore zhvillohen mes familjes Hysa dhe zaptuesve të pronës së tyre.

Një pushtet korruptiv, i shtrirë nga mediat, qeverisjet dhe drejtësi, i mohon prej tre dekadash familjes Hysa të drejtën e pronës së trashëguar brez pas brezi, pasi në pronën e tyre ka ngritur bizneset private një gazetar i kthyer në oligark, i cili erdhi në Tiranë si fans i Tefta Radit./ Prapaskena

Lini një Përgjigje