TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2024, 17:13

Skandali në “Pallatin Mbretëror” kalon kufijtë, edhe mediat e New Yorkut shkruajnë për sherrin e Princit Leka me Elian

Shkruar nga Pamfleti

Skandali në “Pallatin Mbretëror” kalon kufijtë, edhe

Sherri dhe përplasja fizike mes Princ Lekës dhe ish bashkëshortes së tij Elia Zaharia ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Media amerikane “New York Post” shkruan në një artikull se “Princi i kurorës Leka II i Shqipërisë ka pohuar se ai u sulmua ashpër nga ish gruaja e tij, Princesha Elia dhe babai i saj vetëm disa javë pasi njoftuan divorcin”.

Mbreti, i cili bëri me dije se po ndahej nga gruaja e tij pas shtatë vitesh martesë në janar, po kërkon përfshirjen e policisë pas sulmit të dyshuar në familje.

Sipas pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale këtë javë, Princ Leka dyshohet se u përfshi në një përplasje fizike mes Princeshë Elias dhe babait të saj Gjergj Zaharia.

Oborri Mbretëror shqiptar doli me një deklaratë zyrtare, duke pretenduar se Princi i Kurorës ishte “sulmuar fizikisht me objekte të forta”.

Në deklaratë thuhet se pas sulmit qëndronin ish-gruaja e tij dhe babai i saj.

Ndërsa, tabloidi britanik "Daily Mail" i ka kushtuar një artikull të gjatë konfliktit mes tyre, ku shkruan se Princ Leka pretendon se Princesha Elia dhe babai i saj, 73 vjeç, e kanë sulmuar me ‘objekte të forta’, ndërsa videoja e tyre duke u përleshur u publikua në rrjetet sociale 2 muaj pas divorcit të çiftit.

'Daily Mail" shkruan se Elia Zaharia theu heshtjen e saj për konfliktin ditën e djeshme, ku sipas saj përfshirja e saj në sherr ishte thjesht përpjekje për të ndaluar Princin. Ajo gjeti në shtëpi Princ Lekën duke dhunuar ish-vjehrrin, 73-vjeç.

Lini një Përgjigje